Messi para Ronaldos dhe Benzemas
Lionel Messi është para Ronaldos dhe Benzemas sa i përket numrit të asistimeve dhe golave në vitin 2014 për klubin dhe Kombëtaren.

Sport
Nëse i mbledhim golat dhe asistimet e bëra për klubin dhe kombëtaren në vitni 2014, atëherë triumfues i listës do të jetë Lionel Messi.
Ai në vitin 2014 për klubin dhe kombëtaren, e ka dërguar në 64 numrin e golave dhe asistimeve.
Menjëherë pas tij është Cristiano Ronaldo me 63, ndërsa në vendin e tretë është Karim Benzema me 49.
Lista përfundon me Alexis Sanchez 44 dhe Gareth Bale 39. Sidoqoftë, ky fakt nuk do të thotë dhe shumë, pasi Cristiano Ronaldo për momentin është duke kaluar në një formë fantastike dhe është dukshëm më i mirë se lojtarët tjerë.