”Messi nuk mund të jetë lojtari më i mirë argjentinas pa fituar Kupën e Botës”

Lionel Messi nuk mund të konsiderohet më i madhi i të gjitha kohërave si një argjentinas pa fituar Kupën e Botës, thotë ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, Jose Antonio Camacho.

Sport

20/08/2019 16:30

Për shumë njerëz, talenti i Barcelonës është futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e futbollit.

Është e vështirë të argumentosh kundër kësaj duke pasur parasysh të gjitha ato që pesë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur gjatë një karriere të shquar, transmeton lajmi.net.

Por Camacho nuk e mendon këtë, dhe për ABC ai tha: “Ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk mund të jesh më i miri në botë, e lëre më në histori, nëse je argjentinas dhe nuk fiton një Kupë të Botës”.

“Ka vende me traditë më të vogël që kur të mos fitosh Kupën e Botës është më pak e rëndësishme, por Argjentina është një forcë mbizotëruese”.

“Jo, pa një Kupë Botërore, Messi nuk mund të jetë më i miri”.

“Një Kupë Botërore është më e mira që mund të dëshirosh dhe argjentinasit gjithmonë do ta kërkojnë atë”, deklaroi ai. /Lajmi.net/