Messi nderohet nga Federata Argjentinase pas rekordit historik

Argjentina arriti një fitore të pastër prej 3-0 ndaj kombëtares së Uruguajit mbrëmë (e dielë), në kuadër të kualifikimeve të 'Conmebol' për Kupën e Botës "Katar 2022".

Sport

11/10/2021 16:18

Golat për Argjentinën u shënuan nga Messi (38′), Rodrigo de Paul (44′) dhe Lautaro (62′).

Për Messin ishte një gol special, pasi ai shënoi golin e 80-të të tij me Argjentinën, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, e njohur si “CONMEBOL”.

Pas kësaj arritje, Messi u nderua pas ndeshjes nga Federata Argjentinase.

/Lajmi.net