Messi, largohu nga Barcelona

Lionel Messi duhet të largohet nga Barcelona në janar duke iu bashkuar Manchester Cityt, ka thënë Yaya Toure. Mesfushori i Cityt, i cili luajti me Messin në Nou Camp, iu bashkua thirrjes së mëhershme të bashkëlojtarit Sergio Aguero i cili i bëri ftesë yllit të Barcelonës që t’i shkëmbejë skuadrat. “Nëse është për të ardhur…

Sport

23/12/2013 12:37

Lionel Messi duhet të largohet nga Barcelona në janar duke iu bashkuar Manchester Cityt, ka thënë Yaya Toure.

Mesfushori i Cityt, i cili luajti me Messin në Nou Camp, iu bashkua thirrjes së mëhershme të bashkëlojtarit Sergio Aguero i cili i bëri ftesë yllit të Barcelonës që t’i shkëmbejë skuadrat.

“Nëse është për të ardhur në City, shpresoj që Messi të largohet nga Barcelona”, deklaroi Toure.

Messi spekulohet me transferim tek City në javët e fundit, pasi mbrojtësi Pablo Zabaleta njoftoi se ai rregullisht e pyet atë për jetën në Etihad Stadium.

Messi – aktualisht i lënduar – spekulohet se ka mosmarrëveshje me kryesinë e Barcelonës dhe kjo ka shtuar gjasat e largimit të tij nga gjiganti katalan.

City është një prej pak klubeve evropiane që mund ta transferojë Messin i cili në kontratën e tij me Barcelonën ka dëmshpërblim prej mbi 150 milionë funtesh.