“Messi egoist, Ronaldo e kundërta e tij”

15:31 | 25 Maj 2019

Lionel Messi është bërë më shumë egoist me kalimin e viteve, thotë Mario Kempes, ndërsa rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo, tani konsiderohet më shumë si një lojtar ekipor te Juventus.

Mario Kempes, argjentinasi legjendar që ka shënuar mbi 300 gola gjatë karrierës së tij, nuk ka fshehur admirimin për Lionel Messin, por ka shtuar se bashkëvendësi i tij me të kaluar vitet, është shndërruar në lojtar egoist.

“Më parë e kam shikuar atë si një lojtar ekipor, tani e shoh atë më egoist me veprimet e tij”, ka deklaruar Kempes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është e kundërta e Cristianos, i cili tani luan më shumë për ekipin sesa për veten”.

“Unë do t’ju them një tjetër gjë, ne argjentinasit kritikojmë Messin sepse jemi specialistë në kritikimin e asaj që është e jona”./Lajmi.net/