Messi e Neymar po e kufizojnë Sanchezin
Jorge Sampaoli mendon se yjet si Messi e Neymar, po e pengojnë Alexis Sanchezit që të shpërthejë tek Barcelona, siç ka bërë te Kili. Selektori i Kilit mendon se sulmuesi i tij është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

Sport
Selektori i Kilit, Jorge Sampaoli thotë se Alexis Sanchez mund të bëhet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, por shton se ai është i kufizuar nga lojtarët si Lionel Messi e Neymar në Barcelonë.
25 vjeçari ka shkëlqyer me Kilin në vitet e fundit, por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe në Camp Nou, që prej transferimit të tij në vitin 2011.
“Me Kilin, Alexis e di se është një lojtar vendimtar. Është një lojtar mjaft i mirë. Por, te Barcelona, ai ka bashkëlojtarë që janë lojtarë të mëdhenj dhe kjo është më e vështirë”, deklaroi fillimisht trajneri kilian.
“Sipas meje, ai i ka të gjitha mundësitë që të bëhet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë: asistime, gola, driblime, gjithçka. Gjithashtu, mund të bëhet edhe më i mirë dhe mund të jetë njëri prej lojtarëve kryesorë në klub dhe në nivelin ndërkombëtar në vitet që vijnë”, përfundoi ai.
Alexis e bëri debutimin me Kilin në vitin 2006, duke realizuar 23 gola në 69 ndeshje për vendin e tij.