Messi do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me PSG-në, zyrtarizimi çështje kohe
Leo Messi duket shumë afër transferimit te Paris Saint-Germain.
Sport
Messi është larguar nga Barcelona pas plotë 21 vitesh pasi nuk arriti të nënshkruajë kontratën e re, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi tani duket shumë afër transferimit në Francë te PSG.
Sipas L’Equipe, Leo do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me Parisin të vlefshme deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Futbollisti pritet të ketë pagë stratosferike prej rreth 40 milionë euro në sezon, thuhet se ai do të merr fanellën me numër 19.
Zyrtarizimi i transferimit të 34-vjeçarit te Parisienët është vetëm çështje kohe. /Lajmi.net/