‘Messi do ishte mbrojtësi më i mirë në botë’

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka lavdëruar lojtarin e tij, Lionel Messin, duke i thënë se ai do të ishte edhe mbrojtësi më i mirë në botë, po të luante në atë pozitë.

Sport

14/09/2014 11:52

Messi ishte njëri ndër lojtarët kryesor të Barcelonës, në fitoren e rëndësishme kundër Athletic Bilbaos.

“Messi nuk është më i miri vetëm për golat dhe asistimet e tij”, tha trajneri i Barcelonës për reporterët.

“Nëse ai do të dëshironte të ishte mbrojtësi më i mirë në botë, atëherë ai do të bëhej. Ai bën gjëra të cilat njerëzit nuk mund t’i bëjnë as në Playstation”, përfundoi Enrique.

Messi konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, pasi ka fituar katë herë radhazi Topin e Artë dhe ka thyer shumë rekorde në këtë sport.