Messi, CR7, Nadal – sfida masive që Federer e nisi në rrjetet sociale

Roger Federer po vazhdon të qëndrojë i mbyllur shkaku i COVID-19. Ylli i botës në tenis, tashmë është rikuperuar nga lëndimi, por nuk do të mund të marrë pjesë me asnjë turne, të cilët janë ndërprerë shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit. Duke qëndruar në shtëpi, Federer ka nisur një sfidë me njerëz të…

Sport

07/04/2020 20:59

Roger Federer po vazhdon të qëndrojë i mbyllur shkaku i COVID-19.

Ylli i botës në tenis, tashmë është rikuperuar nga lëndimi, por nuk do të mund të marrë pjesë me asnjë turne, të cilët janë ndërprerë shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit.

Duke qëndruar në shtëpi, Federer ka nisur një sfidë me njerëz të sportit.

Ai ka incizuar veten duke goditur topin e tenisit për muri me reketin e tij, dhe të njëjtën e ka kërkuar nga Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Rafael Nadal e yje të tjerë.

Të shohim nëse këta yje do t’i bashkohen sfidës së Federer./Lajmi.net/