Mësoni si ta mposhtni frikën

Ju sjellim tri këshilla të vlefshme që mund të ju ndihmojnë që ta largoni frikën.

Fun

31/08/2016 15:22

Frika vjen në mënyrë të papritur, rrahjet e zemrës shtohen dhe frymëmarrja mbahet: bëhet fjalë për një emocion të thellë të lidhur me instiktin. Problemi ndodh kur mes nesh futet një mbivlerësim i kërcënimit: ankthi dhe sulmet e panikut mund ta bëjnë të padurueshme. Ja pse është e rëndësishme të mësohet të menaxhohet frika sikundër dhe emocionet e tjera të thella.

Përjetimi i kujtimeve Kujtimet mund të shkaktojnë trauma dhe situata motive të përjetuara në të shkuarën. Ndjenja e frikës mund të shndërrohet në një trysni që mund të ndikojë jetën e përditshme. Gjatë një sulmi paniku, intensiteti i sintomave të nivelit fizik, shkakton një nivel në rritje të ankthit. Takikardia, sens i ngushtësisë dhe vështirësia në frymëmarrje, mund të shkaktojnë një problem kardiak dhe sikundër në rastin e sulmit të panikut, rreziku është vetëm imagjinar, jo i vërtetë. Jemi përballë një përgjigjeje fizike dhe psikologjike të papërshtatshme në krahasim me ambientin.

Trauma antike – Bota aktuale udhëton në një ritëm më të shpejtë dhe kjo nuk e lehtëson drejtimin optimal të emocioneve të çdo njeriu. Duhen kaluar pengesat, duke u përpjekur të ecet përpara, pavarësisht nga niveli motiv dhe psikologjik, jo gjithnjë vështirësitë kalohen lehtësisht. Një ngjarje e hershme mund të kthehet në kronike dhe të shoqërojë çdo njeri edhe pas disa vjetësh. Sipas studimeve të fundit të neuroshkencës, kujtesa emocionale dhe aspekti emocional, janë ato që ndikojnë tek një qenie njerëzore edhe në moshë të vogël.

Frikë për t’u menaxhuar Makina është një mjet për të lëvizur, për të punuar dhe për të arritur në vende të largëta. Frika mund të shkaktojë një konflikt të autonomisë, sidomos në aftësinë e menaxhimit të kapacitetit të ekzistencës së saj, duke sjellë frikë për të ardhmen ose mënyrën me të cilën ne përballemi çdo ditë. Mbijetesa është një mendim i fshehur, një instinkt i hershëm që jeton në mendjen dhe trupin tonë çdo ditë. Frika për të mos ia dalë, mund të vijë në forma të ndryshme, mbi të gjitha prek kordat universale të shpirtit njerëzor.