Mësoni pse kjo nënë fle me fëmijët e jo me burrin! (Foto)

Në vend që të shkojnë në dhomën e tyre në fund të ditës, Kai, 9 vjeç dhe Brayden, 10, hidhen te shtrati i prindërve të tyre, të cilin ata e ndajnë me mamanë Julie, ndërsa babai Gary fle në dhomën e tyre.

Fun

21/11/2016 11:48

Ai ka pesë vjet që fle vetëm.

Kjo metodë i ka bërë që ata të kritikohen nga miqtë dhe të afërmit se po i shkatërrojnë fëmijët dhe po vënë në rrezik martesën.

Por çifti Barbys, të cilët gjejnë çaste të tjera për intimitet, këmbëngul se ata kanë përparësi lumturinë e fëmijëve.

Shtëpiakia Julie, 41-vjeç ka thënë për Sunday People: “Nëse njerëzit mendojnë se po shkatërrojnë fëmijët tanë, le ta mendojnë. Por ne dimë se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Nevojat e Kai dhe Brayden vijnë të parat. Fëmijët tanë të lumtur dhe të shëndetshëm janë prova se po bëjmë atë që është më e mira për familjen tonë”.