Mësojeni arsyen pse penalltia e Coentraos është më qesharakja në histori (VIDEO)

Njëra nga penalltitë më qesharake në historinë e Ligës së Kampionëve është parë në ndeshjen që Real Madridi e fitoi 1:2 ndaj Sportingut.

Sport

22/11/2016 23:32

E protagonist i kësaj penalltie në minutën e 80’, ishte Fabio Coentrao.

Mbrojtësi portugez ngriti dorën lartë në zonën e tij duke aluduar në lojë me dorë nga kundërshtari i tij, por fatkeqësisht topi përfundoi në dorën e tij të ngritur, për t’u akorduar pastaj penallti për Sportingun, të cilën Silva e shndërroi në gol.

Por, për fat të mirë Reali ia doli të shënoi sërish deri në fund të ndeshjes, me anë të sulmuesit Karim Benzema, për të mbajtur të hapur luftën për vendin e parë me Borussia Dortmundin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.