Mësohet shkaku i vdekjes së DJ Erick Morrillo

Është mësuar shkaku i vdekjes së DJ Eric Morillo, dy muaj pasi producenti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në moshën 49 vjeç.

ShowBiz

17/11/2020 15:53

Autori i hitit të viteve ’90, “I Like To Move It”, ishte vetëm 49 vjeçar ku u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në shtator të këtij viti, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Shkaku i vdekjes së DJ Erick Morillo është zbuluar dy muaj pas vdekjes së tij tragjike.

Dy muaj pas vdekjes së tij, dolën detaje nga kontrolluesi mjekësor, i cili raporton se shkak i vdekjes së tij ishte  ‘toksiciteti akut i ketaminës’.

Mënyra e vdekjes së tij është shkruar si aksident, pasi producenti i muzikës u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Miami.

Oficerët thanë se ata morën një telefonatë në 911 rreth orës 10:40 të mëngjesit, me detektivët që shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.

Familja e DJ të ndjerë konfirmoi vdekjen e tij për People, duke thënë: “Ai ishte shumë i dashur nga familja e tij dhe ka dhënë shumë dashuri”.

Erick lë pas gruan e tij prej tetë vjetësh, Yasmin Sait-Armstrong. Dyshja, të cilët u kurorëzuan më 2012, e mbajtën jetën e tyre personale rreptësisht private.

Erick ishte më i njohuri për prodhimet elektronike I Like To Move It, të cilin ai e lansoi më 1993 me pseudonimin Reel 2 Real. /Lajmi.net/