Mësohet se a do të luajë Mbappe sonte ndaj Barçës, pas rikthimit nga lëndimi

Kylian Mbappe nuk pritet të jetë titullar ndaj Barcelonës. Barça dhe Reali sonte nga 22:00 do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit. Vetëm pak orë para finales, “Marca” ka raportuar se trajner i Realit, Carlo Ancelotti, me rekomandimin e stafit mjekësor, ka vendosur që Mbappe të mos luajë nga minuta e parë. Mbappe…

Sport

26/04/2025 18:57

Kylian Mbappe nuk pritet të jetë titullar ndaj Barcelonës.

Barça dhe Reali sonte nga 22:00 do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit. Vetëm pak orë para finales, “Marca” ka raportuar se trajner i Realit, Carlo Ancelotti, me rekomandimin e stafit mjekësor, ka vendosur që Mbappe të mos luajë nga minuta e parë.

Mbappe po përballet me një lëndim në nyjën e këmbës dhe nuk është rikuperuar ende.26-vjeçari Mbappe u lëndua ndaj Arsenalit, në ndeshjen kthyese të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Ai i mungoi Realit edhe në xhiron e kaluar në La Liga. Ancelotti pritet të luajë me Vinicius Juniorin dhe Rodrygon në sulm ndaj Barçës.