Mësohet sa do të mungojë Neymar shkaku i lëndimit
Neymar, ylli i PSG, në vizitën në Basaksehir, ishte në fushë për vetëm 30 minuta, pastaj shkaku i lëndimit, ai u detyrua të lëshonte fushën.

Sport
Pas ekzaminimeve të para, është mësuar se sa Neymar do të mbetet jashtë fushave.
Sipas raportimeve të para, Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë në brazilianin për disa javë, gjë e cila nënkupton se Neymar nuk do të paraqitet për skuadrën nga Parisi në sfidat e Ligue 1 kundër Nantes dhe Reims, përcjell lajmi.net.
Ai gjithashtu do të mungojë edhe në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig që zhvillohet në mesjavën e ardhshme.
Ky lëndim i Neymar do të ndikojë edhe te Kombëtarja e Brazilit, që nuk do të mund të llogarisë në yllin e tyre për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Paraguait dhe Venezuelës.
Lëndimet e shpeshta viteve të fundit, kanë bërë që Neymar të mos mund të jap më të mirën e tij, kur dihet se posedon një potencial të jashtëzakonshëm./Lajmi.net/