Mësohet ndeshja kur do të rikthehet Neymar
Neymar Jr. po vazhdon të qëndrojë jashtë fushave që nga 10 shkurti, kur ishte lënduar ndaj Caen në Kupën e Francës.
Sport
Braziliani nuk arriti të rikuperohej në kohë që të luante ndaj ish-klubit të tij në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton lajmi.net.
Megjithatë, së fundmi klubi parisien ka pranuar lajme të mira mbi rikuperimin e tij.
Neymari pritet të rikthehet më 21 mars për ndeshjen derbi ndaj Olympique Lyon, ndeshje e cila mund të vendosë shumë gjëra mbi ecurinë e titullit në Ligue 1.
29 vjeçari do ta humbasë edhe një ndeshje tjetër këtë fundjavë kur PSG luan me Nantes./Lajmi.net/