Mësohen detajet, Xhaka për tetë javë jashtë fushës

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka pritet të qëndrojë jashtë fushës për një kohë të gjatë pas lëndimit në gju.

Sport

28/09/2021 16:17

Mesfushori i “Topçinjve” u lëndua në fitoren 3 – 1 ndaj rivalit Tottenhamit, transmeton lajmi.net.

Shqiptari pas lëndimit ka bërë testet mjekësore dhe është shikuar me fizikun e klubit dje.

Sipas mediave italiane, 29-vjeçari do jetë jashtë fushës rreth gjashtë deri në tetë javë.

Skuadra e Arsenalit për momentin është në top formë, duke fituar tre ndeshjet e fundit dhe renditën në pozitën e 10-të në tabelë me nëntë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Arsenal është mysafirë i Brightonit./Lajmi.net/