Mësohen çiftet e ndeshjeve në raundin e katërt të “Carabao Cup”, short i lehtë për favoritët

Sonte është mbyllur raundi 1/16 i “Carabao Cup”.

Sport

22/09/2021 23:29

Pas ndeshjeve të zhvilluara sonte, menjëherë është hedhur shorti për fazën tjetër në Kupën Carabao, shkruan lajmi.net.

Ekipet e mëdha angleze kanë pasur fat në short pasi nuk do të përballen mes vete në këtë raund.

Chelsea do të ballafaqohet me Southamptonin, Arsenali do të ketë punë me Leeds United, Man City do të luajë me West Hamin që e eliminoi sonte Man Utd.

Liverpooli pritet ta ketë të lehtë përballjen me Prestonin, ndërsa Tottenhami luan me Burnley.

Ndeshjet e raundit 1/8 të këtij kompeticioni do të luhen gjatë javës që fillon më 25 tetor 2021.

Këto janë të gjitha përballjet që do të luhen gjatë këtij raundi në “Carabao Cup”. /Lajmi.net/