Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës, kryesorja Brazil – Kili
Ka përfunduar faza e grupeve që u zhvillua në Kupën e Amerikës.
Sport
Tetë Kombëtare që u renditën në pozitat një, dy, tre dhe katër nga grupi A, respektivisht B kanë siguruar kalimin në çerekfinale, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, janë mësuar edhe të gjitha çiftet çerekfinale, me ndeshjen më interesante që është mes Brazilit dhe Kilit.
Të gjitha çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës:
Argjentina – Ekuador
Uruguai – Kolumbi
Brazil – Kili
Peru – Paraguai
Ndeshja e parë që do zhvillohet është mes Perusë dhe Paraguait, me saktësisht me 2 korrik 2021./Lajmi.net/