Njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Prizren është i mitur, Gjykata i cakton paraburgimin edhe atij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka njoftuar se i kanë caktuar masën e paraburgimit të miturit A.O, në kohëzgjatje prej një muj, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5, lidhur me neni 31 të KP-së. Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka…

Lajme

15/06/2026 15:54

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka njoftuar se i kanë caktuar masën e paraburgimit të miturit A.O, në kohëzgjatje prej një muj, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5, lidhur me neni 31 të KP-së.

Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

“Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka pranuar kërkesën për caktimin e paraburgimit edhe për dy të pandehur të tjerë, Sh.O për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe Gjyqtarja e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.”, thuhet në komunikatë.

Dje në Prizren, dy të dyshuarit vëllezër dyshohet se kanë therur me thikë kushëririn e tyre duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Nën masën e paraburgimit është edhe nëna e tyre e cila dyshohet për shtytje në vrasje. /Lajmi.net/