Deliu-Kodra për mirëmbajtjen e autostradës: Kur shteti vepron vetëm pas tragjedisë, përgjegjësia nuk mbyllet me një nënshkrim – Duhet hetim
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për sanimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ajo ka thënë se qenka dashur të humben jete që institucionet të zgjojnë ndërgjegjen, shkruan lajmi.net. “Për rrezikun në autostradën “Ibrahim Rugova” është folur prej vitesh. Paralajmërimet kanë qenë të qarta, aksidentet kanë…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për sanimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ajo ka thënë se qenka dashur të humben jete që institucionet të zgjojnë ndërgjegjen, shkruan lajmi.net.
“Për rrezikun në autostradën “Ibrahim Rugova” është folur prej vitesh. Paralajmërimet kanë qenë të qarta, aksidentet kanë ndodhur, viktimat janë shënuar. Askush nuk mund të thotë se nuk ka ditur. Sot nënshkruhet kontrata për sanim. Por, ky nuk është sukses. Është dëshmi e vonesës, neglizhencës dhe dështimit institucional. Kur shteti vepron vetëm pas tragjedisë, përgjegjësia nuk mund të mbyllet me një nënshkrim. Duhet llogaridhënie, hetim dhe ndëshkim”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: