“Mesnata” prangos dy të rinj në Dibër – i kapen kallashnikov, municion luftarak dhe drogë
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi u kapën më lënde narkotike të llojit kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Të rinjtë e moshës 22 dhe 26 vjeç u ndaluan nga policia në fshatin Sllovë, teksa udhëtonin me një automjet tip “Peugeot”, “Shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë,…

Lajme
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi u kapën më lënde narkotike të llojit kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Të rinjtë e moshës 22 dhe 26 vjeç u ndaluan nga policia në fshatin Sllovë, teksa udhëtonin me një automjet tip “Peugeot”,
“Shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, dhe pasagjerin, shtetasin A. T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie. Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje”.
Në operacionin e koduar “Mesnata”, gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti në banesën e 22-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.
“Shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake””.