Mes lotësh, Mario rrëfen rrugëtimin e tij deri në majat e suksesit dhe vendimin për të dalë publikisht si homoseksual
Mario ka treguar me çka u përball për të arritur këtu ku është tani.
ShowBiz
Mario Dedivanovic është grimer me prejardhje shqiptare, i cili vitin e kaluar doli publikisht si homoseksual, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Mario bëri një rrëfim prekës për të treguar rrugëtimin e tij në karrierë dhe nuk mundi t’i mbante lotët.
Ai tregoi sërish se si para shumë vitesh kishte aplikuar të punonte në “Sephora”, kurse tani produktet e grimit me emrin e tij shiten pikërisht në këtë dyqan.
View this post on Instagram
Grimeri përmend faktin se rrjedh nga një familje tradicionale shqiptare dhe se që prej fëmijërisë ishte ndjerë më ndryshe se të tjerët.
Ai kishte menduar se asnjëherë nuk do të mund ta pranonte publikisht orientimin e tij seksual, por këtë e bëri vitin e kaluar. /Lajmi.net/
View this post on Instagram