Ronela Hajati dhe Capital T publikojnë bashkëpunimin e ri “Koishii”
Dy artistët e njohur kanë bashkuar forcat në këtë bashkëpunim të ri, i cili u publikua së bashku me videoklipin zyrtar. Kënga vjen me një kombinim të stilit karakteristik të Ronelës dhe Capital T, duke sjellë një projekt ritmik dhe modern për sezonin veror. Për tekstin e “Koishii” janë përkujdesur vetë Ronela Hajati dhe Capital…
ShowBiz
Dy artistët e njohur kanë bashkuar forcat në këtë bashkëpunim të ri, i cili u publikua së bashku me videoklipin zyrtar.
Kënga vjen me një kombinim të stilit karakteristik të Ronelës dhe Capital T, duke sjellë një projekt ritmik dhe modern për sezonin veror.
Për tekstin e “Koishii” janë përkujdesur vetë Ronela Hajati dhe Capital T, të cilët kanë kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e këngës.
Projekti është pritur me interes nga fansat e të dy artistëve, të cilët prej ditësh kishin paralajmëruar publikimin e tij në rrjetet sociale.
Ronela Hajati vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, ndërsa Capital T ka sjellë vazhdimisht projekte që kanë rezultuar të pëlqyera nga publiku.
“Koishii” pritet të jetë një nga projektet që do të dëgjohet gjatë kësaj vere.
