Merz nga Tirana: Do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë-nuk mund t’i zëvendësojmë
Kancelari i sapozgjedhur gjerman, Friederisch Merz është deklaruar nga Tirana në kuadër të zhvillimeve në Evropë. Ai ndër të tjerash deklaroi se demokracitë janë në rrezik dhe se Gjermania është e interesuare që të investojë edhe më tepër në ushtri dhe se problemet me migracionin vazhdojnë të jenë tejet aktive. “Faleminderit që më keni uruar…
Lajme
Kancelari i sapozgjedhur gjerman, Friederisch Merz është deklaruar nga Tirana në kuadër të zhvillimeve në Evropë.
Ai ndër të tjerash deklaroi se demokracitë janë në rrezik dhe se Gjermania është e interesuare që të investojë edhe më tepër në ushtri dhe se problemet me migracionin vazhdojnë të jenë tejet aktive.
“Faleminderit që më keni uruar dhe me padurim pres bashkëpunimin tonë të ngushtë jo veç personalisht por si në krye të qeverisë. Sepse jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe sepse na duhet.Çështja e parë ka të bëjë me faktin se në kontinentit tonë kemi një sfidë që s’kemi parë për gjatë që është lufta e fortë në Ukrainë. S’është thjesht luftë kundër këtij vendi, sepse po të ishte vetëm kaq do të ishte kritike dhe e tmerrshëm por është gjë që është drejtuar ndaj gjithë Evropës.Ju e dini se Donald, Emmanuel dhe unë vajtën në Kiev për tu takuar me Zelenskyn dhe e bëmë këtë jo vetëm ne si individë, por unë shpresoj shumë që këtë e kemi bërë në emrin tuaj të të gjithëve për të treguar angazhimin tonë për përkrahjen për vendin tuaj e për këtë rend politik.Jemi të vendosur të katër dhe të gjithë ju që ne duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë nga aspekti ekonomik, e ushtarak Ukrainës”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
“Merz tha se Gjermania është skajshmërish falënderuese ndaj Amerikës dhe për gjithçka që ka bërë ndaj Evropës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses shumë të vogël diplomatik, fakti që ata sot po takohen, për herë të parë pas tre vitesh e gjysmë.Është ndoshta një sinjal shumë i vogël, por gjithsesi i fortë.Duhet të bëjmë edhe më shumë me përpjekjet tona diplomatike dhe duhet të jemi të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën. Çështja e dytë ka të bëjë për aleancën tonë me SHBA-në. E dini se veni im është skajshmërish falënderues ndaj Amerikës dhe e kemi treguar këtë duke i nderuar ata edhe së fundi në 80 vjetorin e përfundimit të luftës dhe do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. S’mund ti zëvendësojmë kurrë amerikanët për atë çfarë bëjnë në Evropë për ne.Ne përballemi me migracionin dhe më lejoni të bëjë një koment: Ne përballemi me kërcënime nga migracioni dhe jemi përballur me këtë e po përpiqemi ta zgjidhim këtë bashkë me BE-në, por duhet bërë diçka edhe vetëm. Gjithçka që ne po bëjmë është në përputhje me BE-në e po përpiqemi t’i bashkërendojmë përpjekjet tona bashkë me fqinjët, e jo për kërcënime të reja”, shtoi ai.
“Kurse me prokurimet ushtarake. Ne jemi të gatshëm të shpenzojmë më shumë për shpenzimet ushtarake dhe mbrojtjen, por kam një kërkesë. Të mos flasim vetëm për paratë, por për efikasitetin, për shifrat e sistemeve, numrat e sistemet dhe ekonomi të shkallës. Ne s’po marrim mjaftueshmërishtë materiale për paratë që po shpenzojmë, pro duhet shpenzuar më shumë por shpenzimi i parave tek këto sisteme që janë të shumta- kjo në vetvete nuk mjafton. Prandaj qeveria ime janë të gatshme që të kemi prokurime e efikasitet më shumë në Evropë.E di se ka pasur kritika për përkushtimin e Gjermanisë ndaj institucioneve evropiane dhe BE-së dhe kam kërkuar nga qeveria ime që të jetë sa më e pranishme në këto institucione evropiane, e të jemi pjesëmarrës në angazhime të tilla edhe si kjo sot. Jo sepse e duam Evropën, pro të gjithë e dimë se mund të jemi të suksesshëm vetëm nëse jemi bashkë”./Lajmi.net/