Merz fuqishëm në krah të Izraelit: Po e bën punën e pistë për të gjithë ne

Duke folur nga samiti i G7-ës, kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin në lidhje me sulmet e tij ndaj Iranit. Ai ka thënë se Izraeli është duke “bërë punën e pistë për të gjithë ne”. “Kjo është puna e pistë që Izraeli po e bën për të gjithë ne. Edhe…

Bota

17/06/2025 17:48

Duke folur nga samiti i G7-ës, kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin në lidhje me sulmet e tij ndaj Iranit.

Ai ka thënë se Izraeli është duke “bërë punën e pistë për të gjithë ne”.

“Kjo është puna e pistë që Izraeli po e bën për të gjithë ne. Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve ka sjellë vetëm vdekje dhe shkatërrim në botë,” është shprehur Merz në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDF.

Më herët, në një intervistë për transmetuesin gjerman Welt, Merz është shprehur duke thënë se:

“Ky regjim është shumë i dobësuar dhe ndoshta nuk do të rikuperojë më forcën e tij të mëparshme, gjë që e bën të pasigurt të ardhmen e vendit. Do të duhet të presim dhe të shohim.”

Tutje Merz ka shtuar se oferta e evropianëve për ndihmë diplomatike vazhdon të jetë e vlefshme siç ka qenë para sulmeve, në rast se ka rifillim të bisedimeve.