Mervan Bejtullahu gjyqtar kryesor në turneun kualifikues të Evropianit U17
UEFA i ka besuar gjyqtarit kosovar Mervan Bejtullahu detyrën e gjyqtarit kryesor në një nga turnetë kualifikues për Kampionatin Evropian të grupmoshës U17. Bejtullahu po ndan drejtësinë në ndeshjet e Grupit 11, ku garojnë përfaqësueset e Qipros, Irlandës së Veriut, Finlandës dhe Armenisë. Në këtë mision ndërkombëtar, ai po asistohet nga gjyqtari tjetër kosovar, Faton…
Sport
UEFA i ka besuar gjyqtarit kosovar Mervan Bejtullahu detyrën e gjyqtarit kryesor në një nga turnetë kualifikues për Kampionatin Evropian të grupmoshës U17.
Bejtullahu po ndan drejtësinë në ndeshjet e Grupit 11, ku garojnë përfaqësueset e Qipros, Irlandës së Veriut, Finlandës dhe Armenisë. Në këtë mision ndërkombëtar, ai po asistohet nga gjyqtari tjetër kosovar, Faton Jakupi, i cili është caktuar si gjyqtar i katërt, raporton lajmi.net
Përfshirja e gjyqtarëve kosovarë në gara të organizuara nga UEFA vlerësohet si dëshmi e rritjes profesionale dhe reputacionit në arenën ndërkombëtare të arbitrimit të futbollit në Kosovë./Lajmi.net/