Merr flakë trageti në Indonezi, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë kanë humbur pasi një traget mori flakë pranë brigjeve indoneziane.

Bota

01/01/2017 19:40

Trageti Zahro Ekspres, po transportonte më shumë se 230 pasagjerë drejt ishullit tidung, një resort rreth 50 km nga kryeqyteti xhakarta.

Zyrtarët thanë se trageti mori flakë rreth 1.5 km larg portit Muara Angke, në xhakarta, pak pasi kishte nisur udhëtimin. Sipas raportimeve shumë nga pasagjerët ishin hedhur në det, , transmeton Klan Kosova.

Një zyrtar i BBC-së tha se 194 persona janë shpëtuar.

Në traget kishte indonezianë që udhëtonin drejt Tidungut, për të festuar Vitin e Ri.