Mërgimtari s’mund t’i ndalë lotët kur rrëfen se si i vodhën hajnat tri herë në shtëpi: M’i morën 10 mijë euro, stoli ari e gjësende tjera

Ramadan Hoti me prejardhje nga Gjakova nuk mund t’i ndalë lotët kur rrëfen se si hajdutët i vodhën tri herë në shtëpinë tij. Hoti i cili jeton në ShBA dhe ka ardhur për herë të parë pas 50 vitesh, thotë se dëmi i vjedhjes është 10 mijë euro para kesh. Ai shton se hajdutët kanë…

Lajme

09/12/2023 15:13

Ramadan Hoti me prejardhje nga Gjakova nuk mund t’i ndalë lotët kur rrëfen se si hajdutët i vodhën tri herë në shtëpinë tij.

Hoti i cili jeton në ShBA dhe ka ardhur për herë të parë pas 50 vitesh, thotë se dëmi i vjedhjes është 10 mijë euro para kesh. Ai shton se hajdutët kanë marrë edhe stoli ari e gjësende të tjera.

“Këtu ku banojmë na në qët shpi, është hera e tretë që po na thyhet shpia. Herën e parë kemi pas dëme shumë të mëdhaja. Na kanë vjedhë stoli ari, 10 mijë euro pare kesh që i kemi pas në shpi, telefona, aparata të vegjël, ora të durve shumë të shtrenjta që i kemi pasë krejt familja”, thotë Hoti në një intervistë për lajmi.net.

Përveç kësaj, ai deklaron se është grabitur edhe ari i nuses së djalit të tij.

“Edhe arin e nuses, djalin s’e kemi pas një muj që e kemi fejue, i kanë vjedh të gjitha”.

Megjithatë Hoti tregon se herën e dytë kishte arritur t’i ndalontë grabitësit.

“Herën e dytë i kam dëgju, s’kanë mujtë me hi mrena edhe pse kanë tentu. Nashta më kanë ni. Unë veç i kam pa hije dhe i kam dëgju t’uj ikë”.

Thotë se dyshime ka për kryerësit e aktit, por nuk mund të spekulojë.

“Nuk muj me spekulu, me thanë ky ose ai. Dyshime kemi. Nuk është vetëm kjo që thehet, është thy nja karshi neve, një tjetër  është thy kah fundi i gushtit. Është dikush që e ka përcjell me informacione shumë të sakta se kah po lëvizin, kah po shkojnë edhe sa anëtarë të familjes jemi”, thotë Hoti.