Mërgimtari del në krahun e kundërt, godet dy vetura
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajme
Vetura e llojit BMW e një mërgimtari ka dalë në krahun e kundërt të rrugës duke goditur dy vetura të tjera.
Në fotografinë e dërguar në redaksinë e Lajmi.net shihen veturat e aksidentuara.
Kurse, në vend ngjarje është edhe një automjet i Policisë së Kosovës.
Lajmi.net është në pritje të detajeve shtesë lidhur me aksidentin nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/