Mërgimtari ankohet për maltretim në Serbi: I konfiskuan mbi 2 mijë euro dhe sende personale
Rilind Krasniqi nga Italia ka raportuar se është maltretuar gjatë kalimit transit në Serbi. Ai deklaroi se autoritetet serbe i konfiskuan telefonin dhe sende personale, përfshirë 2,500 euro. Pas kontrollit, ata gjetën në pajisjet e tij fotografi të babait të tij, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe figura të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi…
Lajme
Rilind Krasniqi nga Italia ka raportuar se është maltretuar gjatë kalimit transit në Serbi. Ai deklaroi se autoritetet serbe i konfiskuan telefonin dhe sende personale, përfshirë 2,500 euro.
Pas kontrollit, ata gjetën në pajisjet e tij fotografi të babait të tij, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe figura të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi dhe Vesel Aruçi.
Kontrolli ka zgjatur rreth një orë. Krasniqi ka apeluar qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi.