“Mërgimtarët nuk po munden me besu”: Kryetari i Suharekës flet për problemet me rrymë

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, është deklaruar për problemet e rrymës, më saktësisht me reduktimet, duke thënë se ky është një problem i madh edhe në këtë qytet.   Ai ka shtuar edhe se, shumë qytetarë e kanë telefonuar në mënyrë që ky tu ofrojë zgjidhje për rrymë atyre, megjithatë kjo çështje i përket institucioneve…

Lajme

27/12/2024 19:25

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, është deklaruar për problemet e rrymës, më saktësisht me reduktimet, duke thënë se ky është një problem i madh edhe në këtë qytet.

 

Ai ka shtuar edhe se, shumë qytetarë e kanë telefonuar në mënyrë që ky tu ofrojë zgjidhje për rrymë atyre, megjithatë kjo çështje i përket institucioneve qendrore.

‘Kemi problem shumë furnizimin me rrymë. Ka pas mundësi kah 500 telefonata në ditë dhe kërkonin prej kryetarit të komunës me pas rrymë. Por problemi nuk është i kryetarëve të Komunave, furnizimit duhet ta bëj Ministria e zhvillimit ekonomik. Prej mëngjesit deri në orët e vona kanë thirre me kërku rrymë. Ka probleme,  shumica janë duke u ankuar. Rryma lidhet edhe me ujin, atëherë kur s’ka rrymë, nuk ka as uji’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

 

Po ashtu, ai ka thënë edhe se mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë: ‘‘Nuk mujn me besu që nuk ka furnizim’’, ka thënë ai në T7.