Mërgim Lushtaku: Policë me maska, pa nevojë, si polici private e Albin Kurtit

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar për Njësinë Speciale në Skënderaj. Sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur sonte është skenografi e siç thotë ai “regjimit autoritar të Albin Kurtit”. “Gjithçka që po shohim sonte në Skënderaj është skenografi e këtij regjimi autoritar. Disa policë me maska, pa asnjë nevojë, vetëm për të shërbyer si…

Lajme

15/05/2026 09:05

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar për Njësinë Speciale në Skënderaj.

Sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur sonte është skenografi e siç thotë ai “regjimit autoritar të Albin Kurtit”.

“Gjithçka që po shohim sonte në Skënderaj është skenografi e këtij regjimi autoritar. Disa policë me maska, pa asnjë nevojë, vetëm për të shërbyer si një polici politike e private e Albin Kurtit. Gjithsesi, respekt për uniformën që mbajnë. Shumë gjak është derdhur në tokën e lavdishme të Drenicës që një ditë ta kemi shtetin dhe policinë tone”, ka shkruar Lushtaku.