Mërgim Brahimi i lumtur me dy golat e shënuar

Protagonisti kryesor në fitoren e Kosovës ndaj Guinesë Ekuatoriale, Mërgim Brahimi, është shprehur i lumtur me golat e tij në këtë ndeshje.

Sport

10/10/2015 17:29

Brahimi e falënderoi ekipin për ndihmën te të dy golat, ndërsa tha se shpreson që të luajë edhe në të ardhmen për Kosovën.

“U gëzova që shënova dy gola për shtetin time. Falënderoi gjithë ekipin, sepse pa ta nuk do të mund të shënojë dy gola”, ka thënë Brahimi.

“Shpresoj se do të luajë edhe më mirë dhe do të rritëm si ekip”, ka theksuar ai.

Kosova e mundi Guinenë me rezultat 2:0.