Mercedes G-Class më ndryshe sesa që jemi mësuar ta shohim, kjo është pamja e re

Wald International, firma që bën modifikimin e veturave të reja, i ka dhënë një pamje krejt tjetër Mercedes G-Class.

Auto & Tek

24/05/2020 17:02

Firma japoneze ka marrë gjeneratën e fundit të serisë G-Class dhe e ka përditësuar me një stil të ri, të ngjashëm me AMG G63, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.

Ndryshimi më i dukshëm në G-Class, qoftë edhe nga distanca, është vendosja e rrotave të reja, me përmasat prej 24 inç, respektivisht 60 cm.

Në mesin e ndryshimeve është edhe grilli i ri i tipit Panamericana. Në pjesën e eksterierit gjithashtu përfshihet çatia me drita LED.

Çmimi lidhur me veturën e modifikuar nuk është njoftuar ende, megjithëse pritet të jetë pesë mijë dollarë më e shtrenjtë sesa modeli standard. /Lajmi.net/