Mercedes, Ferrari dhe të tjerët kujtojnë Ayrton Senna me F1 që rikthehet në Imola pas 14 vitesh

Ayrton Senna konsiderohet si një nga garuesit më të mirë dhe më me ndikim në Formula 1.

Sport

31/10/2020 10:44

Gjatë karrierës së tij në F1, braziliani kishte fituar tri kampionate dhe miliona zemra në të gjithë botën, shkruan lajmi.net.

26 vjet më parë, legjenda e Formula 1 pësoi një aksident të tmerrshëm në garën e Imola. Senna humbi kontrollin e makinës dhe u largua nga pista në shpejtësi prej 185 km/h, duke u përplasur në pengesën e betonit, ku edhe humbi jetën braziliani.

Këtë fundjavë, Formula 1 po kthehet në Imola pas 14 vitesh. Ayrton Senna është një hero personal për të gjithë në këtë sport. Si rezultat i kësaj, shoferët dhe ekipet bënë nderime të përzemërta për ish garuesin nga Brazili.

Aryton Senna është një hero personal i Lewis Hamilton. Familja e Sennas i dhuroi Hamiltonit helmetën ikonike të Ayrton, kur ai barazoi rekordin e tij në vitin 2017.

Sebastian Vettel gjithashtu shkoi në statujën e heroit brazilian për të bërë personalisht nderimet e tij.

/Lajmi.net/