Mënyrat se si të lironi refluksin e lukthit pa medikamente

Disa ndryshime në stilin tuaj të jetesës ia vlejnë, sepse do të shmangni barërat që bëjnë aq dëme sa mirë.

Lifestyle

07/04/2021 09:42

Keni një zë paska të mekur, ose dhimbje fyti? Mund të jetë e gjitha pasojë e refluksit të lukthit, shkruan lajmi.net.

Nëse është një ftohje apo virus, atëherë këto simptoma largohen pas pak kohësh, por nëse jeni duke i pasur ato prej kohësh atëherë sigurisht, mund të jetë refluksi.

Refluksi i acidit të lukthit mund të shkaktoj shumë probleme, duke filluar nga shija e keqe në gojë e deri tek problemet e tjera si dhimbjet e lukthit, ndjenja e djegësirës, etj.

Ka disa mënyra se si  mund të qetësoni refluksin e acidit të lukthit, pa përdorur terapi që është po aq shkatërruese sa shëruese.

  1. Hani ngadalë dhe me vëmendje. Mos hani gjithçka që keni në pjatë, lërini kohë vetës të kuptoni se nëse jeni plot.
  2. Shmangni disa lloje të ushqimeve që janë të prirë të ngacmojnë refluksin, shkruan lajmi.net. Ushqimet që zakonisht shkaktojnë refluks janë menta, ushqimet me shumë yndyrë, ushqimet djegëse, domatet, qepët, hudhrat, kafeja, çaji, çokollata dhe alkooli.
  3. Mos pini pije të gazuara. Gromësima e nxit refluksin e acidit.
  4. Rrini ulur pasi të hani. Kur qëndroni në këmbë ose ulur, graviteti ndihmon ta mbani acidin në lukth më të qetë. Hani për herë të fundit 3 orë para se të flini. Kjo do të thotë mos u shtrini dhe mos flini pas të hani.
  5. Mos lëvizni shumë shpejt pasi të hani. Nuk është ide e mirë të bëni një vrap apo të shkoni në palestër pasi të keni ngrënë. Prisni të paktën 2 orë.
  6. Koka duhet të jetë 15-20 cm më lartë se këmbët gjatë gjumit. Përpiquni të gjeni një pozitë, ose shtrojë shtrati që i përshtatet këtij rregulli.
  7. Nëse ua këshillon mjeku, humbni pak peshë. Pesha mund të jetë problemi.
  8. Nëse pini duhan, lëreni. Nikotina e ngacmon jashtëzakonisht refluksin. /Lajmi.net/