Mënyra se si i kryqëzoni gishtërinjtë tregon se çfarë personi jeni

Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se mënyra se si i kryqëzoni gishtërinjtë thonë shumë se çfarë personi jeni.

Fun

02/10/2019 08:35

Ky përfundim është i bazuar në studimin e kryer nga fituesi i çmimit Nobel Roger Wolcott.

Hulumtimi i tij ka vërtetuar se truri ynë është i ndarë në dy pjesë- të majtën dhe të djathtën dhe sjelljet e njeriut varen nga se cila pjesë është më aktive, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net

Nëse është kjo mënyra se si i mbani gishtërinjtë, atëherë ju jeni person praktikë. Ju jeni person që asnjëherë nuk merrni vendime të momentit. Para se të vini në një përfundim ju i qitni të mirat dhe të këqijat. Ju  vlerësoheni shumë nga shoqëria dhe familja, të cilët e kërkojnë këshillat e juaja. Sensi juaj fantastik i humorit ju bënë ju ‘lideri’ kur jeni me shoqëri.

Po ashtu, jeni person romantik që di si t’i menaxhoj situatat.

Jeni prefeksionist dhe prisni edhe nga të tjerët që të jenë të dedikuar dhe të koncentruar ashtu si jeni edhe ju. Lidershipi vjen shumë natyrshëm nga ju. Por, kjo nuk nënkupton që ju nuk shqetësoheni për nevojat e të tjerëve.

Ju gjithmonë i dëgjoni mendimet e të tjerëve dhe mundoheni t’i kuptoni edhe qëndrimet e të tjerëve.

Në lidhje jeni person i sinqertë dhe asnjëherë nuk hezitoni që t’i flisni gjërat.

Nëse i mbani gishtërinjtë në këtë mënyrë, atëherë jeni person më emocional. ju jeni në gjendje t’i kuptoni ndjenjat e një personi tjetër edhe nëse janë duke u munduar t’i fshehin ato.

Jeni person që mendoni ‘jashtë kutisë’. Në lidhje po ashtu, jeni të kuptueshëm dhe nuk do të keni asnjëherë problem në ndarjen problemeve dhe ndjenjave. /Lajmi.net/