Menez ndahet nga PSG
Jeremy Menez ka pranuar se karriera e tij në Paris Saint-Germain do të përfundojë në verë, kur ai do të largohet nga klubi si futbollist i lirë. Mesfushori francez spekulohej me transferim në Arsenal dhe Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbeti në Parc des Princes, ku megjithatë nuk do të qëndrojë gjatë. Menez…
Sport
Jeremy Menez ka pranuar se karriera e tij në Paris Saint-Germain do të përfundojë në verë, kur ai do të largohet nga klubi si futbollist i lirë.
Mesfushori francez spekulohej me transferim në Arsenal dhe Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbeti në Parc des Princes, ku megjithatë nuk do të qëndrojë gjatë.
Menez ka konfirmuar se ka vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, derisa kërkohet me ngulm edhe nga kampioni i Italisë, Juventus.
26-vjeçari i cili ka shënuar dy gola në 15 paraqitje për ekipin e trajnerit Laurent Blanc këtë sezon, është anëtar i Paris Saint-Germain nga viti 2011, por ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë kontratën e tij.
“Kemi biseduar rreth vazhdimit por nuk kemi arritur marrëveshje. Më kanë mbetur edhe tre muaj të kontratës në PSG, pastaj do të shohim se qka ndodh në fund të sezonit”.