Mendy nga banka rezervë i uron mirëseardhje Benzemas

Manchester City është duke luajtur ndaj Brightont në kuadër të javës së parafundit në Premierligë.

Sport

18/05/2021 20:45

Benjamin Mendy është lënë në bankën rezervë nga trajneri Pep Guardiola, mirëpo francezi ka uruar bashkëlojtarin e tij, Karim Benzema për rikthimin në kombëtare, raporton lajmi.net.

Mendy ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në twitter: “Paç shumë fat vëlla. Ne mbështetemi te ti për gjithçka”.

Man City është duke fituar 1-0 ndaj Brightonit, derisa po zhvillohet minuta e 44-të.

Benzema është rikthyer në kombëtaren franceze pas 5 viteve mungesë.

Franca ka publikuar listën e lojtarëve, ku shihet inkuadrimi i Mendyt dhe Benzemas./Lajmi.net/

https://lajmi.net/zyrtare-benzmea-rikthehet-ne-kombetaren-e-frances/?fbclid=IwAR27OvoT6mp27nvn-wo-YotA66AEm-iyT-kBUvymMzlDC7YK-hCArOY-knE