Mendes kërkon paga më të mëdha për Leao dhe Renato Sanches – rinovimi e transferimi në pritje
Milan mund të jetë në telashe për shkak të pagave.

Sport
Skuadra ‘Rossoneri’ nuk është e gatshme të jap paga të larta dhe të prish strukturën e pagave në klub.
Kjo do t’i hap telashe në transferimin e Renato Sanches, por mediat italiane thonë se edhe për rinovimin e Rafael Leao, transmeton lajmi.net.
Jorge Mendes, agjenti i njohur thuhet se i ka kërkuar klubit ‘Rossoneri’ të kenë oferta të përmirësuara.
Leao ka një pagë prej 1.5 milionë eurove. Klubi i ka ofruar 4.5 milionë, por lojtari ka refuzuar. Ai dhe agjenti i tij duan 7 milionë euro për sezon.
Për Renato Sanches kërkohet një pagë prej 5 milionë eurove. Kjo pasi PSG është futur në garë. Paraprakisht, kërkesa ishte 3.5 milionë euro dhe ishte më e kapshme për Milanin.
Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ do të kenë zgjidhje për kërkesat e Jorge Mendes dhe klientëve. /Lajmi.net/