Memli Krasniqi zhvillon diskutim me gratë e PDK-së në kuadër të “Javës së Grave” nga NDI
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me gra të angazhuara në PDK, në kuadër të “Javës së Grave” të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi tha se takimi ishte një mundësi për të vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të grave në parti,…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me gra të angazhuara në PDK, në kuadër të “Javës së Grave” të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi tha se takimi ishte një mundësi për të vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të grave në parti, institucione dhe në shoqëri në përgjithësi, transmeton lajmi.net
“Ky takim nuk ishte vetëm një reflektim mbi të arriturat e tyre, por edhe një zotim për rrugën që do ta ndërtojmë së bashku drejt zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe përtej tyre”, u shpreh Krasniqi.
Ai theksoi se PDK tashmë ka nisur zbatimin e modelit të barazisë gjinore 50/50 në të gjitha nivelet e partisë, nga degët lokale deri në udhëheqjen qendrore.
“Jam krenar për secilën grua që përfaqëson vlerat tona dhe jam i vendosur që bashkë me to, të ndërtojmë një të ardhme ku pjesëmarrja dhe udhëheqja e grave është standard, jo përjashtim”, shtoi ai.
Në fund, Krasniqi falënderoi NDI për mbështetjen dhe për krijimin e kësaj platforme që, siç tha ai, “fuqizon gratë lidere të së sotmes dhe të së nesërmes”./lajmi.net/