Memli Krasniqi: Uran Ismaili është përfaqësuesi i ndryshimit të vërtetë për Prishtinën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur përkrahjen e tij të fuqishme për kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailin, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për ta sjellë ndryshimin e vërtetë në kryeqytet. Në një postim të bërë pas debatit të radhës zgjedhor, Krasniqi tha se qytetarët…

Lajme

09/10/2025 23:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur përkrahjen e tij të fuqishme për kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailin, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për ta sjellë ndryshimin e vërtetë në kryeqytet.

Në një postim të bërë pas debatit të radhës zgjedhor, Krasniqi tha se qytetarët e Prishtinës edhe sonte e panë dhe dëgjuan qartë se kush përfaqëson zgjidhjen dhe jo konfliktin, transmeton lajmi.net.

“Edhe sonte, qytetarët e Kryeqytetit e panë dhe e dëgjuan qartë se kush e përfaqëson ndryshimin e vërtetë për Prishtinën. Uran Ismaili – kryetari i punës, i zgjidhjeve dhe i bashkimit, jo i konflikteve e përçarjeve,” shkroi Krasniqi.

Ai përmbylli mesazhin e tij me moton e fushatës së PDK-së për kryeqytetin: “Është #KohaPërPrishtinën!”

Ky reagim vjen në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, ku gara për Prishtinën është ndër më të afërtat dhe me më shumë vëmendje publike./lajmi.net/