Melisa Mulaj lëndon gjurin, mungon rreth një vit

Lojtarja me shumë prespektivë, Melisa Mulaj, ka pësuar lëndim të rëndë të gjurit dhe do të mungojë për kohë të gjatë.

Sport

14/09/2020 10:10

17-vjeçarja ka luajtur vitin e kaluar për U19 e U17 të Kosovës në kampionate evropiane. Është shquar me paraqitje, ndërsa ishte kapitene e Kombëtares U17.

“Jam lënduar javën e kaluar, në lojën e parë me ekipin U20. Kam lënduar ligamentin kryqëzor në gjurin e majtë. Jashtë hendbollit do të qëndroj rreth një vit”, ka treguar Melisa Mulaj.

Ajo do t’i nënshtrohet operimit e më pas do të nis rikuperimin.

Melisa është pjesë e ekipit norvegjez Kjelsas, ku po zhvillohet me sukses.

“Patjetër që do të kthehem më e fortë. Hendbolli për mua është çdo gjë dhe do të jap maksimumin që të kthehem shpejtë dhe e fortë si asnjëherë më parë. Kam përkrahje nga shkolla dhe trajnerët. Gjatë tërë kohës jam në kontakt me njërin prej fizioterapeutëve më të mirë në Norvegji”, ka thënë Mulaj. /Lajmi.net/