Melinda Ademi publikon momentin magjik të propozimit për martesë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri. Me të ndarë lajmin e bukur me ndjekësit, artistja ka publikuar edhe momentin kulminant të propozimit, që u zhvillua në një ambient magjik buzë detit, gjatë perëndimit të diellit. Granit kishte përgatitur një skenë tejet romantike, të…

ShowBiz

18/09/2025 08:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.

Me të ndarë lajmin e bukur me ndjekësit, artistja ka publikuar edhe momentin kulminant të propozimit, që u zhvillua në një ambient magjik buzë detit, gjatë perëndimit të diellit.

Granit kishte përgatitur një skenë tejet romantike, të zbukuruar me lule përgjatë një piste të ndriçuar, në fund të së cilës ndodhej një shenjë dekorative në formë zemre, ku shkruhej: “A do të martohesh me mua?”

Teksa çifti ecte drejt skenës, mini fishekzjarrët anësorë i shtonin edhe më shumë emocion dhe shkëlqim momentit. Në fund, Graniti u ul në gjunjë dhe i bëri Melindës propozimin për martesë.

https://www.instagram.com/melindaademi/