“Mëkat”, portieri i Valencias i mohoi një supergol në stilin “tiki-taka” Atletico Madridit
Atletico Madridi arkëtoi pikët e plota lehtësisht në takimin kundër Valencias në La Liga. Ekipi nga kryeqyteti spanjoll fitoi 3:0 kundër Valencias në stadiumin “Ëandametropolitano”, shkruan lajmi.net. Se të besuarit e trajnerit Diego Simeone ishin në formë të mirë në këtë duel tregoi edhe aksioni i ndërtuar në stilin “tiki-taka” në minutën e 20-të. Aksioni…
Sport
Atletico Madridi arkëtoi pikët e plota lehtësisht në takimin kundër Valencias në La Liga.
Ekipi nga kryeqyteti spanjoll fitoi 3:0 kundër Valencias në stadiumin “Ëandametropolitano”, shkruan lajmi.net.
Se të besuarit e trajnerit Diego Simeone ishin në formë të mirë në këtë duel tregoi edhe aksioni i ndërtuar në stilin “tiki-taka” në minutën e 20-të.
Aksioni kishte të bënte me pasime të shpejta mes disa lojtarëve të Atletico Madridit e që “fajtor” që topi nuk përfundoi në rrjetë ishte portieri i Valencias, Mamardashvili që priti goditjen në fund.
We are witnessing Atletico Madrid starting to master Tiki-taka!!??
What a goal this would of been❗️
pic.twitter.com/339w49DtoM— Omar Garcia (@_ATM98) March 18, 2023
Megjithatë, nikoqirët gjetën rrugën e golit vetëm tre minuta më vonë kur Griezmann kaloi Atleticon në epërsi.
Carrasco me një gol në minutën e 49-të dhe Lemar në të 67-tën minutë vulosën fitoren e Atletico Madridit./Lajmi.net/