Mehmeti sjellë në Prishtinë përvojat e artit dramatik amerikan (Video)

Aktori prishtinas Arbër Mehmeti, i cili po bënë karrierë në skenën e Los Angeles-it, do të sjellë përvojën e tij në qytetin e lindjes. 

ShowBiz

29/08/2014 20:36

Mehmeti, i cili u shkollua në universitetin Graceland në Iowa të SHBA-ve dhe po bënë karrierë në skenën e Los Angeles-it, nesër organizon një Workshop në Prishtinë, për të ndarë përvojat e tij, me kolegët kosovarë. 

“Nesër me datë 30.08.2014 në ora 13:00 në Shtëpinë e Filharmonsë së Kosovës (afër restaurant Pishat) do të kem kënaqësinë te takoj aktorë të ndryshëm të Kosovës me të cilët do të mbajmë një Workshop. Ju ftoj të gjithë ju që jeni pjesë artit dramatik, të merrni pjesë në mënyrë që të ndajmë eksperincat tona dhe të diskutojmë rreth kësaj industrie në Kosovë dhe Los Angeles. Ju mirëpres”, ka bërë të ditur Mehmeti, përmes një njoftimi postuar në profilin e tij në Facebook. (lajmi.net)