Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë
Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet në kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka marrë ftesë nga trajneri Sylvinho për ndeshjen e radhës ndaj Polonisë. Sipas raportimeve të “Telesport”, gjithçka është gati për rikthimin e sulmuesit, me udhëtimin Londër–Tiranë që pritet të konkretizohet shumë shpejt. Një detaj interesant e bën këtë rikthim edhe më…
Sport
Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet në kombëtaren e Shqipërisë.
Ai ka marrë ftesë nga trajneri Sylvinho për ndeshjen e radhës ndaj Polonisë.
Sipas raportimeve të “Telesport”, gjithçka është gati për rikthimin e sulmuesit, me udhëtimin Londër–Tiranë që pritet të konkretizohet shumë shpejt.
Një detaj interesant e bën këtë rikthim edhe më simbolik është se Mehmeti debutoi me fanellën kuqezi në mars të vitit 2023 pikërisht në Varshavë, përballë Polonisë.
Tani, pas tre vitesh, ai rikthehet sërish në kombëtare në të njëjtin qytet dhe kundër të njëjtit kundërshtar.