Mehmeti: Nuk morra asnjë anëtar të familjes sepse e dija që s’do startoja

Anis Mehmeti ishte një risi në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë. Mesfushori me tipare sulmuese u aktivizua në pjesën e dytë dhe shihet si një element me perspektivë në ekipin kombëtar. Duke u kthyer te klubi i tij, Bristol Siti, Mehmeti ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Ridingun, duke…

Sport

31/03/2023 20:43

Anis Mehmeti ishte një risi në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë. Mesfushori me tipare sulmuese u aktivizua në pjesën e dytë dhe shihet si një element me perspektivë në ekipin kombëtar.

Duke u kthyer te klubi i tij, Bristol Siti, Mehmeti ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Ridingun, duke folur për debutimin në Kombëtaren shqiptare, karrierën e tij nga amatorët dhe arritjen në Championship sërish, lojtarët që ai ndiqte dhe i kopjonte, apo edhe pozicionin e preferuar, që nuk është vetëm një, por dy të tillë.

A keni marrë dikë nga familja në tribunë për t’ju ndjekur?

“Jo, sepse nuk do të nisja nga fillimi ndeshjen, kështu që u thashë se nuk kishte kuptim që të vinin nëse nuk e filloj nga minuta e parë. Por jam i sigurt se do të kenë shumë mundësi të tjera.”

Ju thatë që doni të përmirësoheni çdo ditë, a janë golat ata që ju doni të gjeni këtu në Bristol?

“Po, patjetër që i dua edhe golat. Dua të luaj dhe të bëhem më i miri, të luaj në nivel sa më të lartë dhe jam i vetëdijshëm që do të lë shenjë në të ardhmen e afërt dhe tani duhet të shoh çdo ditë dhe të provoj që të impresionoj në fushë.”