Mehmetaj: Kontrata për fabrikën e nënprodukteve shtazore, joligjore dhe kriminale

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar atë për nënshkrimin e një kontrate që e cilëson si jo vetëm joligjore, por edhe kriminale. Sipas Mehmetajt, kontrata ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për përpunimin e nënprodukteve shtazore, një projekt i financuar nga Bashkimi…

Lajme

08/05/2025 21:08

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar atë për nënshkrimin e një kontrate që e cilëson si jo vetëm joligjore, por edhe kriminale.

Sipas Mehmetajt, kontrata ka të bëjë me funksionalizimin e një fabrike për përpunimin e nënprodukteve shtazore, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian me një vlerë rreth 10 milionë euro.

Sipas tij, një kompani e saporegjistruar ka përfituar fabrikën dhe pajisjet për 2,500 euro në muaj, ndërkohë që do të subvencionohet nga shteti me 64 milionë euro për 20 vjet.

“Kemi të bëjmë më një kontratë e cila me të gjithë parametrat përveç që është joligjore është edhe kriminale. Ka të bëjë me funksionalizmin e një fabrike për përpunimin e nënprodukteve shtazore, e financuar nga BE-ja, shumica rreth 10 milionë euro. Faton Peci e ka nënshkruar me një kompani pothuajse fiktive, e regjistruar 5 ditë pasi ka dal shpallja. Pa bazë ligjore. Përveç që e ka jep me 40 mijë metra katror një fabrikë që ka kushtuar 10 milionë euro, me 2500 euro të muajt. Është fabrika, pajisjet brenda fabrikës edhe kamionë, cisterna, gazi, gjeneratorë, vlerë totale 10 milionë euro investim. Ia ka jep kompaninë 5 ditë pasi që ka dal thirrja, pr më tepër ilegalisht, subvencionim për të njëjtën 3.2 milionë euro të vit, për 20 vite, 64 milionë euro subvencion. Një kompanie që ia merr vetëm 30 mijë euro në vit”, ka thënë Mehmetaj në Dukagjin.